Deklarata e qasshmërisë sipas AEQ-së
Politika jonë
Te Badoo, barazia është në zemër të vlerave tona. Për ne është shumë më tepër sesa një fjalë e përdorur shpesh, pasi ne përpiqemi që përvojat e Badoo të jenë të qasshme, të drejta dhe të barabarta.
Kjo deklaratë për qasshmërinë është përgatitur për t'i informuar përdoruesit tanë mbi qasshmërinë e shërbimit tonë, duke përfshirë përputhshmërinë e tij me standardet ligjore dhe teknike përkatëse. Kjo deklaratë për qasshmërinë vlen për elementet e shërbimeve tona [RS2] të mbuluara nga Akti Evropian për Qasshmërinë, veçanërisht shërbimet e tregtisë elektronike, të cilat u lejojnë përdoruesve të përmirësojnë përvojën e tyre me një gamë funksionesh të përmirësuara dhe premium të Badoo. Këto shërbime mund të përdoren përmes aplikacionit Badoo.
Statusi i qasshmërisë
Akti Evropian për Qasshmërinë kërkon që ne të projektojmë shërbimet e tregtisë elektronike (përfshirë metodat e identifikimit dhe pagesës) duke pasur parasysh qasshmërinë, me qëllim që të jenë të perceptueshme, të përdorshme, të kuptueshme dhe të qëndrueshme. Përveç kësaj, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare synojmë t'i projektojmë në përputhje me Udhëzimet për qasshmërinë e përmbajtjes në ueb të W3C, versioni 2.1, niveli AA. Për t'i arritur këto qëllime, ne:
- Kemi bashkëpunuar me kompani konsulence për qasshmërinë, si Level Access, për të kuptuar se si mund t’i bëjmë shërbimet tona më të qasshme.
- Kemi vlerësuar përvojat tona digjitale, në raport me standardet globale të qasshmërisë.
- Kemi mësuar nga një ekip i larmishëm ekspertësh të qasshmërisë, duke përfshirë përdorues me aftësi të kufizuara dhe me nevoja shtesë për qasshmëri.
Masat e ndërmarra
Për të arritur qasshmëri në shërbimet tona, ne:
- Kemi bashkëpunuar me Level Access për të kryer vlerësime gjithëpërfshirëse të qasshmërisë dhe për të ofruar udhëzime.
- Kemi integruar mjete të qasshmërisë në platformat tona, duke përfshirë teknologji ndihmëse si alternativa për tastierën, aktivizimin me të folur dhe navigimin pa prekje.
- Kemi kryer testime me përdorues me aftësi të kufizuara për të mbledhur komente reale dhe për të orientuar përmirësimet.
- Kemi integruar elemente të qasshmërisë në ciklin e zhvillimit të produkteve dhe në proceset e garantimit të cilësisë.
- Kemi krijuar një program të qasshmërisë digjitale për të gjithë organizatën.
- “Kemi zbatuar një platformë ndihmëse për përvojën e klientit. Ky shërbim është falas dhe i disponueshëm për personat që kanë vështirësi në shkrim, bërjen e gjesteve, përdorimin e miut ose leximin. Ai përfshin mjete si zëvendësues për miun dhe tastierën, njohjen e zërit, aktivizimin me të folur, navigimin pa duar/pa prekje e të tjera.
Përmirësime të ardhshme
Puna jonë për përmirësimin e qasshmërisë është e vazhdueshme. Ne do të vazhdojmë:
- Të monitorojmë dhe të shqyrtojmë qasshmërinë në të gjitha platformat digjitale.
- Të zgjidhim problemet e njohura dhe të parandalojmë pengesat e ardhshme, duke projektuar me qasshmërinë në mendje.
- Të zgjerojmë trajnimin dhe ndërgjegjësimin e brendshëm, për të përmirësuar praktikat e projektimit gjithëpërfshirës.
Komente dhe kontakti
Ndërsa synojmë të sigurojmë qasje për të gjithë përdoruesit, mund të ekzistojnë disa kufizime. I mirëpresim komentet për të na ndihmuar që të përmirësohemi, prandaj nëse has pengesa në qasje ose ke nevojë për informacion në një format tjetër, na kontakto në [email protected].